Bordi i transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27 maj, vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 13:30.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e radhës së Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë maksimumi 178 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të mos jetë më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 167 lekë për litër.

Autoritetet bëjnë me dije se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Bordi ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us