Detaje të reja nga vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, policia konfirmon: I moshuari është vrarë

Policia konfirmon se ngjarja e sotme fshatin Bulgarec të Korçës nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore, por është ngjarje kriminale.

78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës, ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.

Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen, pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera

Lajme të tjera |  Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us