Policia konfirmon se ngjarja e sotme fshatin Bulgarec të Korçës nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore, por është ngjarje kriminale.
78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës, ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.
Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.
Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen, pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera





