Në një intervistë për BBC, kryeministri Edi Rama ka folur për protestat në vend dhe zhvillimet e fundit politike.
Sipas BBC, Kryeministri Rama i cilësoi tubimet si një shenjë të një shoqërie demokratike dhe të shëndetshme, por i pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për integritetin e tij dhe të qeverisë, Rama theksoi rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë.
“E kam thënë që nga dita e parë: dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca”, deklaroi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi është një nga kontributet më të rëndësishme të Partisë Socialiste për vendin.
“Ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit”, u shpreh Kryeministri.





