E BUJSHME/ 16 milionë euro për Ernest Muçin, nënkampionët e Serie A italiane ofertë zyrtare yllit të Shqipërisë

Ernest Muçi u ble përfundimisht nga Trabzonspor, me këta të fundit që paguan 8.5 milionë euro te Besiktas. Mirëpo, nuk është e sigurt nëse 25-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Superligën turke.

Kjo pasi së fundmi një tjetër ofertë e bujshme ka mbërritur për yllin e Kombëtares shqiptare. Mësohet se Napoli ka ofruar jo pak, por 16 milionë euro, si edhe huazimin e një lojtari, për të siguruar shërbimet e Muçit.

Massimiliano Allegri e pëlqen shqiptarin dhe drejtuesit e nënkampionëve të Serie A italiane, kanë nisur të lëvizin. Pritet të shihet nëse ky transferim rekord për Muçin, do të përfundojë me sukses.

Lajme të tjera |  Ish-sulmuesi i Ilir Dajës “shokon” me deklaratën e prezantimit, “godet” KEQ Tiranën dhe Partizanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us