E BUJSHME/ Humbja në finale shkakton pasoja te Argjentina, vjen deklarata “rrufe”: Do largohem nga kombëtarja në…

Lionel Scaloni mund të jetë duke “përjetuar” muajit e tij të fundit tek Argjentina. Kështu ka deklaruar vetë tekniku i “Albicelesteve” pas finales së humbur përballë Spanjës, duke specifikuar dhe kohën kur do t’i thotë “stop” angazhimit me këtë kombëtare.

“Do vazhdoj të jem pjesë e Argjentinës deri në muajin dhjetor e më pas me shumë mundësi do të largohem nga kjo detyrë. Dua të pushoj dhe të ndalem.

E rëndësishme në këto çaste është të mbahet ky shpirt, kjo ndjenjë mes popullit të Argjentinës dhe skuadrës. Jam i lumtur për këtë”, ka thënë ndër të tjera Scaloni.

Në drejtimin e Argjentinës, 48-vjeçari udhëhoqi amerikano-latinët drejt 4 trofeve të rëndësishëm, mes të cilave një Kupë Bote në vitin 2022. Sa i përket numrit të ndeshjeve, në 109 të tilla ka fituar 85 herë, ka barazuar 14 dhe humbur 10 të tilla.

Lajme të tjera |  E pabesueshme! Nuk është Mesi, por as Kejn: Një tjetër emër si favorit për Topin e Artë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us