Ishin shumë pranë titullit, klubi i Elbasanit reagon pas pozitës si nënkampion i Superiores

Edhe pse klubi i Elbasanit e mbylli me të njëjtën kuotë pikësh me Egnatian, verdheblutë nuk ia dolën të shpallen kampion në Superiore, aty ku ndikoi rregulli i golave në ndeshjet direkte.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit ka falënderuar tifozët për mbështetjen: “Falëminderit për mbështetjen e vazhdueshme dhe pa kushte familja verdhë e blu!

Së shpejti hedhim hapat e parë drejtë kompeticioneve europiane së bashku!” Të besuarit e Ivan Gvozdenovic e mbyllën sezonin 2025-2026 me fitore, duke mposhtur me përmbysje Vllazninë në “Air Albania”, duke treguar karakter dhe shpirt luftarak.

Lajme të tjera |  Egnatia kërkon surprizën e radhës në Champions, kampionët e Shqipërisë zbresin SONTE në fushë përballë rivalit slloven

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us