“Kryebashkiaku më tha i gjeta në llum, tani protestojnë”, Rama: S’jemi më shoqëri e varfër!

Në kuadër të eventit “Rilindja 2.0” ku janë të pranishëm edhe kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama tregoi sesi njëri prej tyre i ishte ankuar se qytetarët kishin dalë në protestë edhe përse u kishte bërë ‘shërbimet’ që kërkonin me rrugë e infrastrukturën e nevojshme.

Rama e shpjegoi këtë duke thënë se vendi ka kaluar në një fazë tjetër dhe se një shoqëri sa më e zhvilluar të jetë, aq më shumë kushte kërkon.

Njëri prej jush i acaruar më tha se kishin dalë në një lloj proteste dhe po thoshte që i kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, nuk kishin ndriçim, mbushur me plehra, ua kam bërë lagjen me rrugë me drita dhe pemë. Edhe stola kam vënë, po janë mosmirënjohës.

Unë besoj që ky është leximi më i gabuar i mundshëm i një reagimi për të cilin normal atij nuk i vinte mirë, askujt nuk i vjen mirë për më tepër kur ke parasysh atë që ai thoshte që nga ishte nisur dhe nuk e kuptonte dot sesi një komunitet të cilit i kishte bërë gjithë aty hyzmet t’i kthehej kundër.

Fakti është që sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarte të tjera.  Shoqëritë e varfra..kemi qenë një shoqëri e varfër, por nuk jemi më. Shoqëritë e varfra, janë shumë më tolerante ndaj mungesave.

Sepse në shoqëritë e varfra dominon mendësia që ka edhe më keq. Shoqëritë e zhvilluara që hyjnë në një fazë zhvillimi ku gjërat bëhen realitet, janë gjithmonë e më intolerante ndaj mungesave. Do të thotë se suksesi, rezultati, ndryshimi, nuk ul pritshmëritë, i rrit pritshmëritë”, tha Rama mes të tjerash.

Lajme të tjera |  "Duan të bllokojnë mijëra llogari" - Berisha denoncon: Qeveria po përgatit terrenin për të mbyllur rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us