Mbeti i vrarë gjatë atentatit në Lezhë, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje. Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Lezhë bashkë me gruan e tij, në vitin 2017, sëbashku me vëllanë e tij, u arrestuan për vrasjen e Genc Mhillit në 2016-ën.

Por më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Lin dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, duke pretenduar për mungesë provash.

Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.

Lajme të tjera |  Balla: Fund gardheve në plazhe dhe ndërtimeve gjatë sezonit turistik, ndryshimet në ligj diskutohen nesër në Kuvend

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us