Protesta/ Rama: Flamingot do marrin atë që kërkojnë, sorrat dhe korbat atë që meritojnë

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se flamingot dhe sorrat me korbat i ndanë fakti se të parët duan një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët duan horrllëk dhe dhunë.

Në videon e publikuar, Rama ka ndarë edhe një moment kur Gashi mbështet Sali Berishën, ndërkohë që krahas postimit, Kryeministri shkruan se qytetarët do të marrin atë që kërkojnë, ndërsa korbat e sorrat do të marrin atë që meritojnë.

Lajme të tjera |  “Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabil

“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën! Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat,” shkruan Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us