“Rilindja Urbane 2.0”, Rama prezanton programin: Investim prej 1.5 miliardë euro

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të mobilizojë 1.5 miliardë euro për projekte të reja zhvillimi dhe transformimin e qyteteve në Shqipëri.

Gjatë prezantimit të programit, Rama tha se faza e re nuk është thjesht një vijim i projektit të parë të Rilindjes Urbane, por një kapërcim në një nivel të ri me standarta të reja.

Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk është më një shoqëri e varfër dhe për këtë arsye qytetarët janë më kërkues ndaj cilësisë së jetës, infrastrukturës dhe shërbimeve. Sipas kreut të qeverisë, kur përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy ajo që mungon

Para disa ditësh pata një komunikim me njërin prej jush, që ishte shumë i acaruar me një grup njerëzish që i kishin dalë në një lloj proteste me një çështje komunitare dhe më tha: “I kam gjetur në llum, mbushur me ferra, në mes të plehrave, ua kam rregulluar, por janë mosmirënjohës”.

Ky është leximi më i gabuar i një reagimi qytetar. Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, por pritshmëri për standarde të reja.

Ne kemi qenë, por nuk jemi më një shoqëri e varfër. Shoqëritë e varfra janë shumë më tolerante ndaj mungesave, sepse dominon mendësia që “ka edhe më keq”. Ndërkohë që shoqëritë e zhvilluara, apo shoqëritë që hyjnë në një fazë zhvillimi, janë gjithnjë më intolerante ndaj mungesave”, tha Rama

Lajme të tjera |  Zv.ministrja e Mbrojtjes për Report TV: Kemi siguruar financim nga SHBA për pajisje ushtarake, flotës ushtarake i shtohen 4 helikopterë Black Hawk

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us