VIDEO/ “Çmenduri” e minutave të fundit, Bylis s’e njeh dorëzimin! I shënon Vllaznisë në limite, por VAR-i i jep fitoren shkodranëve

Bylis 0 – 1 Vllaznia (Peralta *ag* 83′)

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1.

Ishte autogoli i Peraltës në minutën e 83-të, ai që i dha 3 pikët e çmuara shkodranëve. Ndërkohë që vendasit gjetën golin ne minutën e 96-të, por gjithçka u anulua për një faull gjatë aksionit.

Me këtë fitore, “kuqeblutë” shkojnë në krye të klasifikimit të vetëm, me 16 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me 6 pikë pas 7 ndeshjesh, Bylis mban vendin e 7-të.

Kategoria Superiore: Java e 7-të
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Daniel Vrapi

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: 
Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Walisson, Mustafa. Trajner: Mirel Josa.
VLLAZNIA: 
Pohls; Yago, Pusi, Bajrami, Gurishta, Krymi, Kallaku, Sala, Kastrati, Balaj, Mala. Trajner: Edi Martini.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

LIVE:
90+8′ Anulohet goli! Ndeshja përfundon 0-1.
90+7′ GOL BYLIS! Shënon Abdullai.

83′ GOL VLLAZNIA! Shënon autogol Peralta.

62′ Arbitri Vrapi akordon penallti, por me ndihmën e VAR-it ndryshon mendje.

45+4′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
31′ Esat Mala tenton nga jashtë zone.

5′ Shënon Yago, por goli anulohet për pozicion të parregullt.


1’ Nis sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us