VIDEO/ I shënoi supergol kampionëve, kush është sulmuesi i ri që i bashkohet Partizanit

Altin Aliu është surpriza e Partizanit në këtë merkato vere. Sulmuesi i krahut të majtë u prezantua dje si transferimi i parë për “demat”.

Screenshot 2026-07-25 173129

“Panorama Sport” zbuloi se Elbasani dhe Vllaznia kërkonin po ashtu shërbimet e Aliut. Ky i fundit vendosi t’i bashkohej të kuqve me kontratë 1+1 dhe tashmë është vendosur nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.

Aliu ka lindur në Gjilan, ndërsa e ka eksperiencën e parë jashtë Kosovës. Te Malisheva spikati, pavarësisht se regjistronte disa paraqitje edhe me Gjilanin, Lirinë dhe Flamurtarin Prishtinë.

Aliu regjistroi tetë gola dhe tre asistime në sezonin e fundit me Malishevën. Vlerësimi i tij në tregun e “transfermarkt” ndërkohë është 500 mijë euro. Mori vendin e Vusal Isgandarli, i cili ndërkohë u transferua te Malisheva.

Lajme të tjera |  Lamtumira e një brezi kampionësh!

Më poshtë mund të ndiqni një supergol të Aliut ndaj Dritës së Kosovës. Në total i ka shënuar tri herë, ndërsa ky realizim vjen nga barazimi 1 me 1 në marsin e vitit 2024.

Goli i Altin Aliut: (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us