VIDEO/ Mes shtyllave dhe spektaklit, fati “dënon” Tiranën kundër Vorës

Është mbyllur në barazim ndeshja Vora – Tirana, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore. Edhe pse bardheblutë erdhën me vrull në këtë takim, pas fitores ndaj Bylisit, nuk ia dolën të marrin 3 pikët kundër vorakëve.

Pjesa e parë u mbyll me shifra të “bardha”. Në fraksionin e dytë të sfidës, Basilio Ndong kaloi në epërsi ekipin e Nuhiut, minuta e 51-të.

Pak çaste më vonë, bardheblutë kishin shanse për të dyfishuar, por mungoi konkretizimi. Në minutën e 81-të, Adeloye barazoi dhe hapi “llogaritë”. Në “frymën e fundit”, Mysloviç dhe Ernest goditën shtyllën për Tiranën, të pafatë.

VORA – TIRANA 1 – 1 (Adeloye 81’/Basilio Ndong 51′)

90+5′ – Përfundon në barazim sfida Vora – Tirana, 1 – 1.

Lajme të tjera |  Egnatia kërkon surprizën e radhës në Champions, kampionët e Shqipërisë zbresin SONTE në fushë përballë rivalit slloven

88′ – Tirana e godet dy herë shtyllën në pak sekonda me Mysloviç dhe Ernest.

81′ – Vjen barazimi, Vora vendos baraspeshën me Adeloye.

69′ – Zëvendësohet kapiteni i bardhebluve Xhixha, ende pa gol.

65′ – Vora më kërkuese, problem krijimi i “korridoreve” para mbrojtjes mike.

56′ – Vendasit me fat, goditja e Tabekou “neutralizohet” fatmirësisht.

51′ – Zhbllokohen shifrat, goli mban “firmën” e Basilio Ndong për Tiranën.

46′ – Nis pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura.

42′ – Faull taktik nga Shehi në “dëm” të Xhixhës, karton i verdhë për lojtarin e Vorës.

32′ – Geci “shkarkon” të majtën, pret mrekullisht portieri Tafas.

Lajme të tjera |  Kumbulla drejt largimit, tre skuadra të La Ligas vihen pas lojtarit të Kombëtares shqiptare

20′ – Sulmuesi i Tiranës Tabekou, humb rast të “artë” për gol.

15′ – Lojë e ekuilibruar mes Vorës dhe Tiranës.

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Vora”.

Formacionet zyrtare:

Vora: Harizaj; Zuna, Shehi, Repaj, Barjamaj, Geci, Dalipi, Vrapi, Tabaku, Ruzgis, Bardhi.

Trajner: Eldiano Topi

Tirana: Tafas; Vera, Kortes, Lleshi, Basilio Ndong, Rafa, Alvares, Mysloviç Xhixha, Ernest, Tabeku.

Trajner: Ardian Nuhiu

Superiore: Java e 20-të

Stadiumi: “Vora”

Arbitër: Dorjan Maletaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us