VIDEO/ Qazim Laçi dhuron “show” në Turqi, mesfushori dibran “ndëshkohet” nga VAR-i

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po fiton në transfertë përballë Kayserispor. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke, është momentalisht 0-0.

Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e vetëm të sfidës deri në këto momente. Laçi asistoi për Mihaila, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 35-të.

Por ky gol u anulua për pozicion të parregullt. Kështu, 30-vjeçari mbetet në kuotën e 8 asisteve përgjatë këtij sezoni. Gjithashtu, Laçi ka gjetur edhe 6 herë të tjera rrugën e rrjetës.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Shokët e skuadrës ia nisën festës pas fitores, Lamine Yamal shkon të ngushëllojë Leo Messin (PAMJET)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us