ZYRTARE/ Dikur mbante veshur fanellën e Partizanit, klubi i kuq jep njoftimin e papritur për ish-mesfushorin e “Demave”

Sabit Bilali nuk është më pjesë e ekipit të Gjilanit. Mesfushori 28-vjeçar dhe klubi i kuq i Superligës së Kosovës, kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.

Kujtojmë se Bilali u bashkua me Gjilanin në korrik të vitit 2024, pasi mbylli aventurën me Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa më herët, 28-vjeçari është aktivizuar edhe me Partizanin në Superiore, Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Dinamo Zagreb U19.

“Sport Club Gjilani e falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive”, shkruan ndër të tjera klubi i Gjilanit në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Mbi 2.6 milionë euro “humbje”, Elbasani i “shkatërruar” në të gjitha drejtimet! ÇFARË PO NDODH ME VERDHEBLUTË?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us