ZYRTARE/ Orges Shehi bëhet me “krahë”, klubi bardheblu i jep “dhuratën” e radhës

Eurolind Avdimetaj është futbollisti më i ri i Prishtinës. Portieri 20-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Suharekën, për të nisur një rrugëtim të ri me kryeqytetasit e Kosovës.

Kështu, trajneri Orges Shehi do të ketë në organikën e ekipit një talent që ka bërë mjaft mirë në kohët e fundit. Gjithashtu, Avdimetaj ka edhe një ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Kosovës U21.

“Mirë se vjen në kryeqytet”, shkruan klubi i Prishtinës në rrjetet sociale. Ndërsa krah shkrimit, ka publikuar edhe videon e prezantimit të vetë portierit 20-vjeçar, Eurolind Avdimetaj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Befasuan në Superiore në sezonin e tyre të parë, klubi “blindon” mbrojtjen me afrimin e shqiptarit nga Italia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us