Ze Gomes është futbollisti më i ri i Golan SC. Pas largimit nga Elbasani, sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur që të nisë një aventurë të re në elitën e fubtollit të Irakut, “Irak Stars League”.
Me “verdheblutë” në Shqipëri, portugezi luajti 58 ndeshje. Ze Gomes ia doli që të shënonte 12 gola dhe të asistonte në 3 të tjerë, duke pasur paraqitje pozitive deri në një farë pike.
Ndërsa kalimi i tij në Irak, ishte padyshim një surprizë e kësaj merkatoje.





