Shqipëria merr Presidencën e CEI, Hasani: Të përkushtuar për integrimin në BE

Nga 1 janari, Shqipëria do të marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI).

Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Igli Hasani u shpreh se, “ndërsa Shqipëia merr drejtimin e CEI, mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara synimet e CEI për bashkëpunim rajonal dhe integrimin në BE”.

Ai shprehu mirënjohje për ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI.

“Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE”, theksoi Hasani.

Lajme të tjera |  Kritikoi listën e PS-së/ Gazetarja: U kërcënova! Neomalësorja: Ju ka ngec sahati në të kaluarën, ndjej keqardhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us