“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët”, Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet!

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të “Paketës së Maleve”, duke hedhur poshtë akuzat dhe kërkesat për anulimin e saj, të cilat i ka cilësuar si keqkuptime apo qëndrime të atyre që i shohin malet vetëm nga qyteti.

Në një reagim të gjerë live në rrjete sociale, Rama sqaroi se thelbi i paketës nuk është tjetërsimi i territoreve, por dhënia e mundësisë reale për qytetarët dhe emigrantët që kanë trashëguar prona, për t’i kthyer ato në asete ekonomike.

Kreu i qeverisë theksoi se turizmi po shndërrohet në një shtyllë gjithnjë e më domethënëse të ekonomisë, ndërsa kjo paketë shërben pikërisht si një politikë mbështetëse për njerëzit dhe zhvillimin e pronës.

Lajme të tjera |  Gjirokastra, destinacion elitar i turizmit shqiptar, Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

Rama: Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse.

Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. 

Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat. 

Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Ka turizëm elitar dhe ndaj fshatrat e Zvicrës janë aq të pasur, sepse turistët atje paguajnë shumë lekë. Është një paketë për emigrantët se janë me të drejta të njëjta, dhe nuk mund t’i gëzojnë se ligjit 7501 nuk ua jep se nuk kanë letrat. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us