3 pikësh vendimtar, Egnatia dhe Elbasani “kokë më kokë” për kreun, Flamurtari opsion të vetëm ka fitoren

Premtohet spektakël dhe dinamikë në dy duelet e sotme të cilat janë në kuadër të javës së 20-të të Abissnet Superiore. Paralelisht do të luhet në orën 17:00, ku sfida mes Egnatias dhe Elbasanit do të zhvillohet në stadiumin “Demrozi” në Rrogozhinë , ndërsa ajo mes Flamurtarit dhe Bylisit do të luhet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

Kampionët në fuqi zbresin në fushë për të rrëmbyer fitoren dhe për të “blinduar” dhe më shumë vendin e parë nga ku ndodhet aktualisht me 37 pikë. Ndërsa po aq “egër” në fushë pritet të luajë edhe Elbasani pasi e ndjek nga pas Egnatian me 34 pikë. Të gjendur në vendin e dytë “verdheblutë” janë më të motivuar se kurrë që të “rrëmbejnë” kryesimin.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Në të njëjtin “sprint” konkurrence do të jetë edhe sfida mes Flamurtarit i cili pret në shtëpi Bylisin. Në një kohë kur të dyja skuadrat luajën për pikë në kufirin e “jetikeve”, ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar. 3 pikëshi në fund të garës më shumë se sa synim për të “shijuar” fjalën fitore, në këto kushte është shumë i nevojshëm, sidomos për vlonjatët të cilët ndodhen në “Zonën e ftohtë”.

3 pikësh vendimtar, Egnatia dhe Elbasani “kokë më

Përballjet në javën e 20-të të Abissnet Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us