Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, sot më 1 dhjetor, mbush plot 94 vjeç.
I lindur në dhjetorin e 1929, Alfred Moisiu shërbeu në detyrën e presidentit të Republikës, si një kandidaturë konsensuale nga viti 2002 deri në 2009.
5 vitet e tij si president, u shoqëruan me debate të forta politike, dhe gjithkush nga analistët e politikanët në Shqipëri mendon se ka qenë presidenti më i fortë në historinë e tranzicionit shqiptar.
Arritja e marrëveshjes së partive politike për zgjedhjet lokale të 2003, do të mbahet mend gjatë në historinë politike shqiptare, kur për tre ditë me radhë, deri në firmosjen e dokumentit, Moisiu mbajti të ngujuar në zyrën e tij në Presidencë, liderët e partive politike.
Me gradën “Doktor i shkencave”, ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale.