5 milionë euro pas golit në Poloni?! ZBULOHEN të fshehtat e situatës së Arbër Hoxhës

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha është pranë transferimit nga Dinamo e Zagrebit, në Poloni. Klubi i Widzew Lodz ka përgatitur 5 milionë euro për shqiptarin, teksa së fundmi gazetari polak Tomas Vlodarczyk ka dhënë detaje për këtë “operacion” që me shumë mundësi do të mbyllet me sukses.

“Arbër Hoxha është vënë në shënjestër nga Widzew. Disa tifozë e interpretuan këtë nga goli që ai shënoi kundër Polonisë dhe përfundoi në llogaritë e Widzew. Çështja është më e gjerë dhe ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë.

Lojtari mund të përfundojë te Widzew. Asgjë nuk është nënshkruar, por disa çështje tashmë janë duke u zgjidhur, duke çuar në një marrëveshje midis lojtarit dhe Dinamo Zagreb”, tha Tomas Vlodarczyk.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us