Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se vendimi për të përjashtuar me 60 ditë deputetët e opozitës të cilët do të shkelin rregullat në Parlament, është marrë pasi po krijohet një precedentë i rrezikshëm.
Ajo tha që mazhoranca ka detyrimet e saj e nuk mund të lejojë që në çdo seancë të përsëritet e njëjta situatë, ku “i vihet flaka Parlamentit”
“Edhe mazhoranca ka detyrimet e saj, nuk mund të lejojë që në çdo seancë të ndodhë e njëjta histori. Ti mund të vish pa asnjë lloj kujdesi e ti vësh zjarrin Parlamentit.
Është një precedencë shumë e rrezikshme. Kryeministri ka një detyrim shumë të madh, nuk mund të bëjë sot një veprim i cili krijon një precedentë shumë të rrezikshëm nesër”,-tha deputetja Resuli.