Doktor, mblidhi zagarët!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ishte një prej atyre ligjvënësve demokratë që mori pjesë në votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, duke dhënë votën e saj kundër.

Pjesëmarrja e saj dhe e disa deputetëve të tjerë në votim është kritikuar nga mbështetësit e Sali Berishës, duke i akuzuar ata se morën pjesë vetëm për të plotësuar kuorumin.

Për këtë, deputetja Açka ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke argumentuar se “këtë qeveri të korruptuar nuk e voton me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”.

“Doktor, mblidhi zagarët!

Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deputete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”, shkruan Açka në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us