“Europa të përgatitet urgjentisht”, kreu i ushtrisë belge: Nuk përjashtohet përhapja e luftës, Rusia ka aleatë në Ballkan

Ndonëse është një skenar i frikshëm për tu menduar, një luftë në shkallë të zgjeruar me Rusinë, duke përfshirë edhe Belgjikën, ishte diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.  Sot, sipas Michel Hofman, kreu i Forcave të Mbrojtjes së Belgjikës, Evropa ka arsye arsye për t’u shqetësuar.

“Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për të sulmuar një fqinj”, deklaroi Hofman, shkruajnëmediat e huaja.

Kreu i mbrojtjes belge saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.

Për momentin, Rusia është e angazhuar vetëm në një front: Ukrainën. Por një rritje e tensioneve midis vendeve të Ballkanit ka ngritur frikën për hapjen e një fronti të dytë në këtë pjesë të botës, me Rusinë që synon të zgjerojë ndikimin e saj.

Putini ka marrëdhënie të shkëlqyera me disa vende të rajonit, si Serbia, e cila po demonstron gjithnjë e më shumë dëshirën e saj për kontroll dhe zgjerim në rajonet separatiste të Ballkanit me shumicë serbe (Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë).

Lajme të tjera |  Rama përplaset me gazetaren e CNN, gjatë intervistës për Zvërnecin: Po më akuzon për lajm të rremë, do më dëgjosh apo jo?

Prandaj ai nuk përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: “Evropa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, në mënyrë që të bindnin Rusinë nga hapja e një konflikti paralel me konfliktin në Ukrainë.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us