E vrau edhe pse ishte shtatzanë, monologjet kërcënuese të Bujar Fandajt në TikTok: Do paguash!

Vanessa Ballan do të kishte mbushur 27 vjeç më 4 janar! Nënë e një fëmije 4 vjeç dhe në pritje të fëmijës së dytë, e kishte denoncuar për ndjekje ishin e saj, Bujar Fandaj 26 tetorin e kaluar, por askush nuk reagoi derisa ajo u vra mëngjesin e së martës në shtëpinë e saj. Ai hyri në shtëpi nga dritarja dhe e goditi të paktën 7 herë. Bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, e gjeti të pajetë rreth orës 12.30 të mbrëmjes. Bujar Fandaj, 41 vjeç, me origjinë nga Kosova, në të kaluarën kishte pasur një flirt të shkurtër me të renë, poston në TikTok imazhe të tij të shoqëruara me muzikë dhe fraza kërcënuese, shpesh afër delirit. Këto momente të publikuara online shtohen derisa duken sikur kanë dalë jashtë kontrollit.

“Kurrë mos më vër në pozitën e një njeriu të pashpirt sepse dita që të bëhem një për ty ka ardhur,”– dëgjohet në një audio që ai publikon më 8 nëntor 2023. Dhe po atë ditë shton një tjetër përmbajtje: Dëgjo ti mund të bësh me mua gjithçka për aq kohë sa ta lejoj, por ka një gjë që nuk duhet të bësh: mos më nënvlerëso kurrë.

Janë postime drejtuar një personi të paidentifikuar, që në disa raste duket se i referohen pikërisht Vanesës.

“Ti flet për respekt dhe pastaj as nuk e di se kujt i përket. Fjala respekt përfshin shumë gjëra: koherencë, besnikëri, sinqeritet ndaj të tjerëve. Po ti, ku i ke fshehur të gjitha këto?,”-është mesazhi i 11 Nëntorit. Dhe përsëri vazhdon me tjetrin: Të kam dashur thellësisht me një sinqeritet që mendova se ishte i përbashkët. Unë isha gati për çdo gjë për ty, të ngjitja male dhe të kaloja oqeanet, por ti zgjodhe ta tradhtosh këtë besim.

Monologu delirant ka një kreshendo. Dhe më 12 Nëntor thuajse bëhet kërcënues: Durimi im është i paçmuar, por nuk duhet të ekzagjerojmë.

Më 16 nëntor, ai publikon një foto të dorës, me një datë të gdhendur në grusht: 16 nëntor 2021 (ndoshta një datë e lidhur me një marrëdhënie?), dhe një mesazh të gjatë, shumë të gjatë të recituar nga një zë në frëngjisht.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

“Mbaroi, do të të lë vetëm. Nuk do t’ju shkruaj më  mesazhe, nuk do të humbas më kohë me dikë që nuk më do në jetën e tij. Nëse do të më kishit dashur vërtet, gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Unë nuk do të vazhdoj të torturoj shpirtin tim për të kuptuar pse silleni në këtë mënyrë. Çfarë kam bërë për të merituar një përbuzje të tillë? Çfarë ka ndodhur me gjithçka që më the? A ishin fjalë të sinqerta apo fjalë boshe që të më joshin, të më manipulonin, të më jepnin shpresë të rreme? Zemra ime të besoi, por arsyeja më thotë se nuk ke qenë kurrë e sinqertë me mua. Veprimet nuk pasuan kurrë fjalët. Luajte me ndjenjat e mia dhe nuk u interesove për mua. Ti e nise këtë histori por unë jam ai që e mbyll. Mund të kishe qenë dikush shumë i rëndësishëm në jetën time, por ishe thjesht një ndalesë e parëndësishme që do ta harroj shpejt. Nuk të uroj më të keqen apo më të mirën, nuk të uroj asgjë. Bëj çfarë të duash me jetën tënde.”

Që nga ai moment postimet bëhen edhe më delirante.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Postimi i fundit i paraprin tragjedisë për disa orë dhe mbërrin të hënën. Është një foto e Bujar Fandajt duke pirë duhan dhe duke parë drejt e në kamerë shkruan: Sytë nuk gabojnë kurrë, sytë nuk gënjejnë, sytë nuk bëjnë kurrë gabime gramatikore, sytë kanë diksion të përsosur Sa shumë flasin sytë? Na thonë nëse je njeri i mirë apo i keq. Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, do të shtoja se janë shikimi i zemrës. Babai im më tha, kur i shikon njerëzit në fytyrë, mos e ul kurrë shikimin, sepse nëse ul shikimin do të thotë se ke ndërgjegjen me faj.

Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Marrë nga Corriere

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us