Zyrtare, Viktor Osimhen rinovon me Napolin deri në verën e 2026-ës, ja shuma që do të përfitojë sulmuesi nigerian

Napoli ua ka shuar shpresat skuadrave “big” që synojnë golashënuesin më të mirë të Seria A në sezonin e shkuar. Viktor Osimhen ka rinovuar kontratën me Napolin dhe bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë deri në verën e vitit 2026.

Ky rinovim shikohet si dhuratë për Krishtlindjen për napolitanët. Ka qenë vetë presidenti  i Napolit, Aurelio De Laurentis ai që njoftoi firmosjen e kontratës së re në rrjetet sociale. Fotot i shoqëroi me diçiturën: U krye!

Pak më vonë ka qenë vetë klubi që konfirmoi rinovimin e kontratës së Osimhen. Sipas raporteve dtë mediave italiane Osimhen me kontratën e re pritet që të përfitojë një rrogë vjetore  10 milionë euro neto.

Lajme të tjera |  Vera i sjell të gjithë në Shqipëri, Eneo Bitri nis stërvitjen në Berat

Në kontratë përfshihet edhe klauzola e lirimit, që mendohet të jetë një shumë e majme rreth 130 milionë euro. Kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us