Detaje nga aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, 7 persona të plagosur. Në gjendje të rëndë fëmija 3-vjeçar, futet në sallën e operacionit

Detaje të reja janë bërë të njohura nga aksidenti i rëndë që ka lënë të plagosur shtatë persona në aksin Levan-Tepelenë , në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem, mbrëmjen e sotme (23 dhjetor).

Mësohet se nga përplasja janë plagosur 7 persona, mes të cilëve janë edhe dy fëmijë.

5 prej tyre janë paraqitur në spital deri tani, ndërsa një fëmijë 3-vjeç është më rendë dhe është futur në sallë të operacionit.

Priten që 2 persona të tjerë që paraqiten në spital dhe të marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us