Kuba në krizë ekonomike/ Qeveria do të rrisë çmimet ose të ulë racionet e ushqimeve bazë

Qeveria kubane tha të premten se do të duhet të rrisë çmimet për karburantin dhe energjinë elektrike, ose të ulë racionet për furnizimet bazë. Presidenti Miguel Díaz-Canel tha se masa të tilla të vështira nevojiteshin për periudha të vështira. Ministri i Ekonomisë tha se ekonomia e Kubës u tkurr midis 1% dhe 2% këtë vit dhe inflacioni shkoi në rreth 30%. Ka patur probleme në industrinë e turizmit, burimi kryesor i të ardhurave të Kubës dhe në prodhimin e fermave.

”Kjo është një çështje e masave të komplikuara, aq të komplikuara sa janë këto kohë. Unë e mohoj në mënyrë të prerë se ky është plan neoliberal kundër popullit, as një kryqëzatë kundër bizneseve të vogla, as një eliminim i shportës bazë të tregut që kubanezët mund të marrin me kuponat e qeverisë”, tha Presidenti kubanez.

Lajme të tjera |  “Nuk sheh syri, sheh mendja” - Rama reagon sapo nisi protesta: Shqiptarët e verbër po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë

Kryeministri Manuel Marrero Cruz bëri të ditur se për shkak të problemeve ekonomike, qeverisë do t’i duhet të rrisë çmimet e benzinës, energjisë elektrike dhe gazit, ose të zvogëlojë sasinë e ushqimit dhe elementeve të tjera bazë të përfshira në librat e racioneve të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us