MOTI SOT/ Kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, temperaturat rriten

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us