Mircea Lucescu i rikthehet te skuadrës ku njohu lavdinë… Nënshkrimit një hap larg me një kusht të qartë: titullin kampion!

Bëhet fjalë për Besiktas-in, ekip që tekniku rumun 78-vjeçar e ka trajnuar edhe në periudhën korrik 2022 – maj 2004 dhe me të cilin ka fituar edhe titullin kampion në Turqi në fund të sezonit 2002 – 2003.

Mircea Lucescu së shpejti me gjasa do t’i rikthehej stërvitjes, madje edhe te Besiktas, skuadra e Stambollit, ku ai përjetoi lavdinë në Turqi, pasi e kishte bërë më parë në rivalin e Galatasaray.

Tashmë, sipas turqve të Fanatik, “Il Luce”, pa kontratë që nga fillimi i nëntorit, pas ndarjes me Dinamo e Kievit, mund të rikthehet në stolin teknik të “shqiponjave”.

Duket se trajneri aktual i Besiktasit, Riza Calimbay, është afër shkarkimit dhe me shumë gjasa, këtë vendim do ta marrin zyrtarët e klubit më 27 dhjetor, kur kanë caktuar mbledhjen e fundvitit, raporton më herët burimi i cituar.

Nëse ky skenar bëhet realitet, Mircea Lucescu është një nga opsionet e konsideruara seriozisht nga drejtuesit e klubit turk për të zëvendësuar Calimbay. Tekniku rumun mund të ketë si ndihmës ish-sulmuesin e madh gjerman Miroslav Klose.

Lajme të tjera |  “Nuk do të jesh kurrë vetëm”, Liverpuli bën gjestin prekës për familjen e Diogo Zhotës pas vdekjes së tij

Lucescu përfundoi në mesin e favoritëve për stolin e Besiktas-it, pasi Hansi Flick, trajneri gjerman, që ishte opsioni i parë i turqve, refuzoi ofertën e bërë nga ata, pasi ai synon dhe po përgatit për të marrë stolin teknik të Borussia Dortmund verën e ardhshme.

Duket se ish-ndërkombëtari gjerman Miroslav Klose do të ketë fillimisht rolin e trajnerit të dytë, për një periudhë një vjeçare e gjysmë, sa do të zgjasë edhe kontrata e Luçeskut si kryetrajner. Më pas, pas kësaj periudhe kohore, postin e trajnerit do ta merrte Klose.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us