Princ Leka II ka publikuar edhe ai kartolinën e Krishtlindjeve për vitin 2023. Por kësaj herë ka dalë duke pozuar vetëm me të bijën, Geraldinën. Me disa foto të realizuara në sheshin “Skënderbej”, princi ka përcjellë edhe urimin e tij për festa.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!,”– shkroi ai.
Por ajo që është vënë re është mungesa e aktores Elia Zaharias, bashkëshortes së Princit. Mungesa e saj vetëm sa konfirmon zërat se martesa e tyre ka përfunduar në një divorc.
Deri më tani as Princ Leka dhe as Elia Zaharia nuk kanë reaguar për aludimet e bëra në media. Megjithatë duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.



