VIDEO e pazakontë: Sheiku i PSG-së pazar fruta-perimesh te Rruga e Elbasanit

Një video e pazakontë ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale: presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është filmuar duke blerë fruta e perime në Tiranë.

Pamjet janë regjistruar në Rrugën e Elbasanit, ku miliarderi i njohur shihet i qetë e pa protokoll, ndërsa përshëndet edhe qytetarin që e filmon.

Thjeshtësia e tij ka habitur jo pak, duke qenë se bëhet fjalë për një nga figurat më të fuqishme në botën e futbollit dhe biznesit.

Al-Khelaifi ndodhej në Shqipëri për mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila u zhvillua për herë të parë në Tiranë.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us