VIDEO/ Dy gola të shënuar në “Kukës Arena”, verilindorët të zhgënjyer pas sfidës, Lushnja merr pikë në transfertë

Kukësi 1 – 1 Lushnja (Wilson 31′ / Canka 13′)

Kukësi dhe Lushnja kanë barazuar ditën e sotme në kuadër të javës së 3-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi 1-1.

Në fillim ishin miqtë që kaluan në avantazh me anë të Mikel Cankës, i cili shënoi në minutën e 13-të. Ndërsa Kukësi barazoi në të 31-tën me anë të Uilson, i cili realizoi një supergol.

Pas këtij barazimi, verilindorët shkojnë në vendin e 3-të në kuotën e 4 pikëve. Në krahun tjetër, Lushnja me 1 pikë më pak, deri më tani mban vendin e 4-t në renditjen e Kategorisë së Parë.

Kategoria e Parë: Java e 3-të
Stadiumi: “Kukës Arena”
Arbitër: Enis Dishani

FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI:
 Arevalo, Fejzaj, Imami, Dragoshi, Xhekson, Sefa, Pecani, Uillson, Grezda, Birçaj, Avdiu. Trajner: Sedat Pajaziti.
LUSHNJA: Haremi, Deliaj, Korreshi, Canka, Kaçanolli, Goxha, Da Silva, Ribaudo, Kamisoko, Ntepe, Allmuça. Trajner: Erion Xhafa.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

LIVE:
64′ Fjoralb Deliaj ndëshkohet me karton të verdhë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë, rezultati 1-1.
31’ GOL KUKËSI! Shënon Wilson Junior.

27′ Ndërhyrje e ashpër dhe protesta, Sefa ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Lushnja pranë golit të dytë, portieri i Kukësit hero.

13′ GOL LUSHNJA! Shënon Mikel Canka.

2′ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Kukësit dhe Lushnjës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us