Zgjedhja e kreut të Kuvendit: Doda dhe Shehu thyejnë rregullin e PD-së

Demokratët vendosën që në kutinë e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të hidhnin pankarta dhe jo fletë votimi.

Këtë ‘rregull’ nuk e zbatoi Mesila Doda, e cili ndonëse ishte e pranishme në Kuvend, nuk iu drejtua kutisë. Rregullin e theu edhe Tritan Shehu, që mori fletën e votimit dhe iu drejtua kutisë së fshehtë

Ndërkohë, Ana Dajko, deputetja e “Shqipëria Bëhet”, mori fletën e votimit për të bërë zgjedhjen e saj. Edhe deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, mori pjesë në votim.

Deputetët e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk morën pjesë në votim.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us