Shënoi eurogol përballë Jordanisë, Dinamo i “qepet pas” Arbër Hoxhës

Arbër Hoxha ishte protagonist absolut në fitoren e Kombëtares shqiptare përballë Jordanisë me shifrat 4-2 në “Air Albania”. Sulmuesi i krahut të majtë shënoi një supergol.

Për Hoxhën, ky ishte goli i parë me fanellën e Shqipërisë, teksa urimet nuk kanë munguar nga Kroacia. Pikërisht klubi ku ai aktivizohet, Dinamo e Zagrebit i ka shkruar publikisht sulmuesit shqiptar.

“Hoxha vazhdon formën e tij të mirë. Dy fitore me Kombëtaren shqiptare dhe një gol i bukur përballë Jordanisë. Bravo Arbi”, shkruan klubi i Dinamos së Zagrebit në faqen zyrtare.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us