Nuk luajti asnjë minutë në Serbi, mesfushori i Kombëtares “tërbon” Serie A

Leçe fitoi në shtëpi përballë Sassuolos ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Via del Mare”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.

Nuk luajti asnjë minutë në Serbi, mesfushori i Kombëtares

Ylber Ramadani

Titullar në këtë sfidë ishin dy shqiptarët, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani. I pari qëndroi në fushë deri në minutën e 86-të, ndërkohë që për Ramadanin ishte supersfidë.

Ky i fundit u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, duke treguar forcën dhe klasin e tij. Kujtojmë se përballë Serbisë në Leskovc ai nuk luajti asnjë minutë, ndërsa në kundër Jordanisë luajti 45 minuta.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us