VIDEO/ Kristjan Asllani me Ardian Ismajlin i bëjnë “gjëmën” Napolit, Torino rikthehet te fitorja

Torino ditën e sotme ka marrë në fitore të rëndësishme në shtëpi. Skuadra ku luajnë Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani kanë triumfuar ndaj Napolit.

Torinezët fituan 1-0 ndaj kampionëve aktualë, në një sfidë mjaft të luftuar mes dy ekipeve. Goli vendimtar u shënua në minutën e 32-të të takimit, ku Simeone mposhti portierin e kampionëve.

Skuadra e Asllanit dhe Ismajlit rikthehet kështu te fitorja në kampionat. Pas këtij 3 pikëshi ngjiten n vendin e 13-të me 8 pikë, ndërsa napolitanët mbeten të dytët në klasifikim me 15 pikë dhe bashkëkryesojnë me Romën.

Kujtojmë se Asllani qëndroi në fushë për 84 minuta, ndërsa u zëvendësua nga Ismajli.

VIDEO E GOLIT

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us