E KRYER/ Juventuesi arrin marrëveshjen me Luciano Spallettin, firma çështje orësh

Juventusi nuk ka humbur shumë kohë dhe duket se ka gjetur zëvendësuesin e Igor Tudor. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen verbale me Luciano Spallettin.

Ish-trajneri i Napolit do të marrë në dorë “frenat” e Juves për pjesën tjetër të sezonit. Palët mes tyre kanë arritur marrëveshjen për një kontratë deri në qershor të 2026 dhe mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër nëse arrihet një vend në Champions League.

Kështu firma e Spallettit me Juven është çështje orës, teksa kontratat janë kopsitur dhe gjithçka pritet të kompletohet në orët në vazhdim.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us