Ish-kandidati demokrat, Aulon Kalaja, e ka cilësuar të çuditshëm faktin që PD bashkoi votat me PS për ngritjen e Komisionit Zgjedhor.
Kalaja tha në “Quo Vadis” në Vizion Plus se është e pakuptimtë që PD bashkon votat me PS kur ende nuk janë mbyllur plagët e 11 majit. Sipas tij, dje PD “De Facto” pranoi humbjen në zgjedhje.
PD së pari duhet të bënte një analizë se pse i humbi zgjedhjet dje de facto pranoi humbjen. Pas analizës duhet të thoshte se çfarë sistemi na shërben neve. Mungesa e analizës do ta penalizojë akoma më rëndë.
Kur bëhen marrëveshje të tilla duhet të ketë një projekt politik. Çfarë mendon PD për marrëveshjen e 2008-ës? Po për këtë sistem zgjedhor? Para se të japësh votën duhet të sqarosh qytetarët. Mungesa e këtij projekti serioz na çon në një votim të çuditshëm. Kodi aktual duhet hedhur në koshin zgjedhor, është antikushtetues”, u shpreh Kalaja.





