Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e bën “sefte”, shënon golin e parë në kampionatin italian

Zhbllokohet më në fund Marvin Çuni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka gjetur golin e parë për këtë sezon në Serinë B italiane, me fanellën e Sampdorias.

Në minutën e 80-të, në duelin ndaj Empolit të Stiven Shpendit, 24-vjeçari Çuni, tundi rrjetën me kokë, pas asistit të Barak, duke vendosur baraspeshën 3 minuta pas golit të shënuar nga Popov.

Goli i parë i sulmuesit shqiptar me fanellën e Sampdorias erdhi në ndeshjen e 10-të, teksa më herët kishte kontribuar me 1 asist.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us