Rama pyetet për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, kryeministri mbyll konferencën!

Kryeministri Edi Rama shmangu sot komentet lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, Rama u pyet nga gazetarët mbi hetimin ndaj Ballukut, por zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje dhe të mbyllë konferencën me ambasadorin e BE.

Pyetja iu bë në anglisht, me qëllim që të dëgjohej edhe nga diplomati i BE.

“A do vazhdojë Belinda Balluku të rrijë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK,” ishte pyetja.

Pas pyetjes, kryeministri mbylli konferencën, duke mos bërë asnjë koment mbi kete çështje.

Lajme të tjera |  "Ose të hedhin Ramën nga kati i tretë ose të hyjnë në politikë..." - Demalia tregon si mund të rrëzohet qeveria nga protestuesit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us