Diar Vokrri ka vendosur të përfaqësojnë Shqipërinë në vazhdim. Për këtë u ftua nga Alban Bushi te përfaqësuesja U-21.
Trajneri i Kosovës U-21 ka shpërthyer ndaj Vokrrit. Kështu ka treguar prapaskena që sipas tij kanë ndodhur më parë në ekipin e tij.
I trajtoj të gjithë të barabartë, nuk bëj hile kurrë. Mund të gaboj, por jo me qëllim. Për mua primare janë rezultatet dhe fanella dardane. Menaxherët po i shkatërrojnë futbollistët për interesa personale. Në ndeshjen ndaj Turqisë, nga pesë rivënje të autit, katër ia mori arbitri sepse i ekzekutonte gabimisht!
Nëse Bushi ia garanton vendin, ja paftë hajrin, vetëm të mos kërkojë të kthehet te Dardanët, si shumë të tjerë viteve të fundit! I uroj suksese Diar Vokrrit”, u shpreh Tovërlani për “Dueli Sportiv”.
I njëjti trajner e komentoi këtë lëvizje jo vetëm te një media në Kosovë. ”Diar Vokrri nuk ka drejtë me zhvillu ndeshje zyrtare me Shqipërinë, deri në përfundim të Evropianit, sepse ka pasur paraqitje për Kosovën. Është e drejtë e tij me zgjedh ka po don e çfarë po do”, u shpreh për “IndeksOnline”.





