Bardhi mesazh deputetëve të PD-së: Asnjë të mos marrë pjesë në Komisionet Parlamentare

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare ditën e hënë.

Ky është një vendim i marrë orët e fundit, përmes një mesazhi që kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!

Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us