Adriana Kalaja “shpërthen” ndaj Berishës: Vota mbrohet me përballje dhe jo duke “qarë”. Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun, jo bëni marrëveshje me grabitësin

Adriana Kalaja, është e vetmja zyrtare nga Partia Demokratike, e cila thotë se drejtuesit e kësaj partie duhet të largohen, nëse nuk mbrojnë dot votën.

Ajo thumbon Sali Berishën, që nga një anë “qan” vjedhjen e votave dhe nga ana tjetër bën marrëveshje me Edi Ramën.

“Ndërkohë, kur shoh refrenin dhe “qarjet” e zakonshme se po na vjedh prap Rama, se po i blen prap votat krimi, se po aktivizohet e gjithë administrata dhe struktura shtetërore në vjedhjen e zgjedhjeve, dua të kujtoj se:

– Vota mbrohet me përballje dhe jo duke u “qarë” apo duke nënshkruar marëveshje me grabitësin apo atë që ka kryer krim zgjedhor.

Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun.

Kaq.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

PS: Nuk e di por kur po shkruaja këtë status, m’u kujtua ajo barsaleta kur i grabituri ose viktima, i kërkonte hajdutit marëveshje për t’i kthyer gjysmat e atyre që kishte vjedhur”, shprehet Kalaja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us