Zbulohet emri i shqiptarit që dyshohet se është marrë peng dhe ekzekutuar në Greqi (FOTO)

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia greke po pret analizat e ADN-së, nëse është i njëjti person me atë të gjetur të ekzekutuar me plumb e më pas të djegur në sediljen e pasme të një makine në Skourta të Viotias.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Sulo Astrit Halili nga Becishti i Tepelenës, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit.

Ai mësohet se kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt, ndërkohë që mjeti i tij është gjetur i braktisur në Vilia të Athinës.

Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe është i dobët. Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe shkronja. Ditën që u zhduk, ai mbante veshur një këmishë të zezë, xhinse të zeza Cargo dhe atlete të bardha.

Zbulohet emri i shqiptarit që dyshohet se është marrë peng

Autopsia e trupit të gjetur të djegur të premten, ka zbuluar se viktima ishte qëlluar një herë me armë zjarri dhe më pas ishte djegur. Ai u gjet me pranga në sediljen e pasme të një mjeti te vjedhur në Glifadha dhe me targa të një mjeti të ngjashëm në Katerini.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në veprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Priten analizat e ADN për të vërtetuar identitetin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us