Atalanta largoi Ivan Juric pas humbjes me Fiorentinën, një ish-timonieri i skuadrës “vjollcë” do të jetë trajneri i ri i Berat Gjimshitit

Raffaele Palladino do të jetë trajneri i ri i Atalantës pas shkarkimit të Ivan Juric. Ish-timonieri i Fiorentinës ka mbërritur në qendrën stërvitore të Atalantës, ku pritet të firmosë edhe kontratën me ekipin e Serie A.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe do të firmosin një kontratë deri në qershor të 2027. Kështu Palladino do të jetë trajneri i Berat Gjimshitit, me mbrojtësin që siç dihet është një lider në prapavijën e bergamaskëve.

Kujtojmë se Ivan Juric u largua nga Atalanta pas humbjes në kampionat me Fiorentinën dhe si për ironi të fatit, një ish-trajner i Fiorentinës tashmë merr në dorë “frenat” e bergamaskëve. Debutimi i Palladino do të jetë ndaj Napolit në transfertë pas rikthimit nga ndeshjet e Kombëtares.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us