Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh e pakënaqur nga opozita e drejtuar nga PD-ja që nuk e fton atë dhe gratë e tjera. Ajo shfajësoi Berishën për situatën, duke shënjestruar bashkëpunëtorët që duan t’i zënë vendin.
Shqiptarët, edhe kanë ikur, por edhe nuk besojnë. Çfarë të bëri Monika që e përjashtove nga partia? Po ti PD pse nuk e thërret Monika Kryemadhin, apo të gjitha gratë e PD e të PS? Nuk ta ka fajin Doktori, por të gjithë mendojnë si t’i zënë vendin Doktorit. Është bërë radha stol kush t’i zërë vendin. Deputetët e PD-së më mirë duan një PD në opozitë që e kontrollojnë se sa një PD në pushtet ku do të ndajnë pushtet.
Ndoshta edhe Doktori nuk do të bëjë gabimet e mia dhe të Metës që u izoluam në parti, duke menduar vetëm se si duhet të bëhej deputet.
Doktori tani është djegur nga qulli dhe i fryn kosit. Se u dogj nga Lul Basha”- tha Kryemadhi.





