U la jashtë nga Sylvinho për ndeshjet e nëntorit, Nazmi Gripshi i bashkohet Kosovës

Mesfushori me tipare ofensive Nazmi Gripshi nuk u përzgjodh nga trajneri i Kombëtares Sylvinho për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, ndryshe nga sa ndodhi në takimet e tetorit.

Me Kombëtaren, 28-vjeçari numëron 1 ndeshje, debutimin kundër Jordanisë në miqësoren e këtij viti. Pas mbylljes së sezonit me skuadrën e Astana në Kazakistan, ku u shpall golashënuesi i Premier League kazake me 16 gola në 26 ndeshje, pavarësisht se është mesfushor, ai ka vendosur të rikthehet, konkretisht në Kosovë.

Në vigjilje të ndeshjes Kosovë – Zvicër, e cila do mbahet sonte në mbrëmje, Gripshi ka postuar “story” në “Instagram” me lojtarët “Dardanë” si Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Lidon Emërllahu dhe Lumbardh Dellova. Vlen të përmendet se Kosova e ka siguruar “biletën” e fazë “play-off” për “Botërorin 2026” në Grupin B.

U la jashtë nga Sylvinho për ndeshjet e nëntorit, Nazmi Gripshi i

“Story” i Nazmi Gripshit
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us